10 vendet ku pėrndjekja ėshtė mė e madhe
| 1. Koreja e Veriut | 2. Irani | 3. Arabia Saudite | 4. Somalia | 5. Maldivi | 6. Afganistan | 7. Jemeni | 8. Mauritani |
| 9. Laos | 10. Uzbekistan |
1 Koreja e Veriut
Përsëri është Koreja e Veriut e cila vendoset e para në Shkallën e Përndjekjes për vitin 2010. Në këtë vend ku çdo lloj aktiviteti fetar konsiderohet si arritje e parimeve socialiste të koreano-veriorëve, situata e të krishterëve është shumë e vështirë, edhe pse autoriteti i regjimit koreano-verior mbi popullsinë po dobësohet dhe gjendja shëndetsore e Kim Jong-ut të II-të, drejtuesit të Koresë së Veriut, po rëndohet.
Koreja e Veriut përpiqet me të gjitha mënyrat të çrrënjosë çdo lloj aktiviteti të krishterë në territorin e saj. Një fushatë propaganduese u zhvillua në vitin 2009 për të hequr çdo lloj mbledhje të popullsisë, edhe në pazar. Përgjatë kësaj fushate, të krishterët në të gjithë vendin, shënjestra kryesore e regjimit, u arrestuan dhe u vranë. Ata pësuan tortura dhe madje u përdorën si kavie njerëzore për të testuar armët biologjike ose kimike. Pavarsisht këtyre trajtimeve çnjerëzore, krishtërimi po zhvillohet dhe rastet për të dëgjuar Ungjillin janë gjithnjë e më të shpeshta, mbi të gjitha për ata që jetojnë në qytetet pranë Kinës.
2 - Irani
Këtë vit, Irani është në vendin e dytë të Shkallës së Përndjekjeve para Arabisë Saudite. Vala e arrestimeve të të krishterëve që filloi në vitin 2008 vazhdoi edhe më më shumë forcë gjatë vitit 2009 ku u burgosën afërsisht 85 të krishterë. Pjesa më e madhe prej tyre u keqtrajtua përpara se të lirohej. Ata janë subjekt i ndjekjeve gjyqësore dhe gjithnjë qëndrojnë nën kërcënimin e dënimit. Në Iran, të krishterët armenianë dhe asirianë njihen si minoritete fetare dhe përfitojnë zyrtarisht lirinë e kultit. E megjithatë, raste burgosjeje, dhune fizike, ngacmimi ose diskriminimi janë vënë në dukje nga këto komunitete. Të krishterët armenianë dhe asirianë kanë të drejtën të mësojnë bashkëatdhetarët në gjuhën e tyre por u ndalohet të predikojnë në gjuhën vendase e cila është farsi.
Feja islamike është feja zyrtare në Iran. Të gjitha ligjet dhe rregullat duhet të jenë konform interpretimit zyrtar të Sheriatit(ligj islamik). Sipas Sheriatit, çdo myslmyman që braktis fenë islamike për t’u kthyer në një fe tjetër rrezikon dënimin me vdekje. Policia sekrete mbikqyri mbledhjet e kishave gjatë vitit 2009, autoritetet iraniane mbyllën shumë kisha sepse të krishterët me origjinë myslymane merrnin pjesë në këto mbledhje. Kjo mbikqyrje e përditshme i detyron të krishterët të mblidhen fshehurazi tek njëri tjetri. Ata formojnë kështu atë që e quajmë kishë shtëpi. Nëse ata zbulohen, merren në pyetje, arrestohen, hidhen në burg dhe rrihen.
3 - Arabia Saudite
Arabia Saudite ka kaluar dhe është pozicionuar në vendin e 3-të në Shkallën e Përndjekjeve. Situata e të krishterëve si gjithnjë është e tmerrshme. Në vitin 2009, një pastor i huaj, u kërcënua nga “moutawa”, policia fetare vendase, dhe iu desh të arratisej nga vendi.
Nuk ka liri fetare në mbretërinë Uahabite. Banorët e vendit duhet të praktikojnë detyrimisht vetëm një fe : islamin.
Sistemi juridik bazohet në ligjin islamik (sheriatin) dhe sipas këtij ligji, ata që e braktisin islamin për një fe tjetër rrezikojnë dënim me vdekje vetëm nëse ata tërhiqen. Të krishterët me origjinë myslymane duhet ta fshehin kthimin e tyre në besim.
Qeveria u lejon jomyslymanëve (të huaj që jetojnë në vend) të drejtën për të praktikuar fenë në mënyrë private por ndalon çdo lloj praktike publike të kultit të tyre. Të krishterët të cilët do të praktikonin fenë e tyre në publik do të ndaloheshin, do të fshikulloheshin me kamxhik, do të internoheshin madje edhe do të torturoheshin.
4 - Somalia
Që nga viti 2009 situata në Somali është përkeqësuar. Pas largimit të forcave etiopiane në janar të vitit 2009, Sheik Sharif Sheik Ahmad-i, drejtues i Aleancës për Çlirimin e ri të Somalisë (AÇS) u bë president i vendit dhe mbajti një fjalim para parlamentit të qeverisë së përkohshme të vendosur në kryeqytetin e Mogadishos.
Por pushteti i këtij presidenti të ri rrezikohet nga ushtarë islamikë që kontrollojnë jugun e vendit. Këta ushtarë (Al-Chabaad-i dhe rivalja e tij Islam Hizbul-i) luftojnë kundër Sheik Ahmad-it dhe qeverisë së tij. Në prill të vitit 2009, parlamenti votoi vendosjen e ligjit islamik me qëllim forcimin e mbështetjes popullore ndaj qeverisë dhe largimin e saj nga ushtarët islamikë që po e çorientojnë vendin.Në këtë kontekst të krishterët mbikqyren njëherazi edhe nga qeveria dhe nga ushtarët islamikë. Grupi esktremist i Al-Chaabad-it përndjek të krishterët dhe kemi mësuar se në vitin 2009 të paktën 11 të krishterë u vranë për shkak të besimit të tyre në Somali. Të tjerë u desh të arratiseshin në vendet fqinje për të jetuar, të tjerë u rrëmbyen, u arrestuan dhe u torturuan. Pjesa më e madhe e të krishterëve jetojnë në Jug të Somalisë. Ata janë të paktë në numër, të përndjekur ashpërsisht dhe besimin e tyre e praktikojnë në fshehtësi. Kushtet në të cilat jetojnë janë tejet të rrezikshme. Karta federale e tranzicionit përvetësuar nga Republika somaleze në shkurt të vitit 2004, siguron lirinë fetare por në realitet kjo e drejtë respektohet shumë pak. Në të vërtetë, kjo kartë dekreton gjithashtu se Islami është fe e njohur nga Shteti. Ndër të tjera, Kushtetuta deklaron se ligjet e vendit nuk mund të kundërvihen ndaj fesë islamike.
5 - Maldivi
Në arkipelagun e Maldivit, feja islamike është fe zyrtare dhe praktika e një feje tjetër ndalohet. Kontrollet janë të rrepta dhe banorët e Maldivit e pranojnë këtë ndalim në përgjithësi. Qeveria konsiderohet si mbrojtëse e fesë islamike dhe kishat nuk mund të ekzistojnë ashtu si edhe importi i literaturës së krishterë.
Vetëm një numër i vogël i të krishterëve vendas praktikojnë besimin e tyre në mënyrë individuale dhe në fshehtësinë më të madhe sepe do të ishin të përndjekur vazhdimisht nëse besimi i tyre do të zbulohej. Edhe pse asnjë i krishterë nuk është vrarë në Maldiv gjatë vitit 2009 për shkak të besimit, nuk konstatojmë asnjë përparim në lidhje me lirinë fetare gjatë kësaj periudhe. Kemi mësuar se dy të krishterë të huaj janë arrestuar në kufi sepse në çantat e tyre ishte gjetur literaturë e krishterë.6 - Afganistan
Në Afganistan feja islamike është e vetmja fe e njohur nga shteti dhe ligjet që të votohen, nuk duhet të ndeshin kundër besimeve dhe rregullave të islamit. Viti 2009 ka qenë i vështirë për të krishterët për shkak të ndikimit gjithnjë e në rritje të Islamit radikal dhe shtrirjes së regjimit të talibanëve në provinca të shumta. Talibanët kërcënuan të krishterët e huaj që punonin në vend, si dhe personelin humanitar të krishterë. Të krishterët vendas as ata nuk janë kursyer. Presioni social që vjen nga familja si dhe shoqëria ka qenë shumë i fortë për këta të fundit.
Ata që kanë braktisur islamin për krishtërimin duhet ta fshehin besimin e tyre të ri duke rrezikuar të hidhen poshtë në mënyrë të dhunshme nga komuniteti. Jeta e tyre tashmë është në rrezik, dhe ajo e familjeve të tyre rrezikohet. Raste dhune dhe rrëmbimi, na janë raportuar, ndaj personave të sapokthyer në besimin kristian.
Të krishterët afganë duhet të përballen me diskriminimin në shkollë, në punë dhe në përgjithësi në shoqëri. Si rezultat, ata nuk ndihen të lirë të shprehin hapur besimin e tyre ose të marrin pjesë në takime ku flitet për besimin e tyre të përbashkët. Sipas burimeve tona të informacionit askush nuk është vrarë për shkak të besimit të tij në vitin 2009.
7 - Jemeni
Në qershor të vitit 2009, nëntë punëtorë humanitarë të krishterë u rrëmbyen nga njerëz të armatosur. Disa ditë më vonë, u gjetën trupat e tre prej tyre të gjymtuar në mënyrë barbare. Fati i gjashtë të tjerëve mbetet akoma i panjohur deri më sot.
Kushtetuta jemene garanton lirinë e fesë, por ajo deklaron gjithashtu se feja islamike është feja zyrtare dhe se çdo ligj duhet të jetë konform sheriatit. (ligj islamik). Të huajt që banojnë në Jemen mund të ushtrojnë një besim jomyslyman në një vend privat por vendasit nuk kanë të drejtë të kthehen në besimin e krishterë (apo ndonjë fe tjetër). Ata që nuk i përmbahen këtij rregulli rrezikojnë dënim me vdekje.8 - Mauritani
Gjatë vitit 2009 gjendja në Mauritani është përkeqësuar. Në qershor, një punonjës humanitar i huaj i besimit të krishterë, u vra. Vrasja ishte një hakmarrje nga Al-Qaeda e Magrebit(AQIM) një grup terrorist me origjinë algjeriane i cili është shtuar rrjetit të Al-Qaeda-ës dhe që ka shtrirë aktivitetin e tij në gjithë Afrikën e Veriut.
Në korrik, 35 të krishterë nga Mauritania u arrestuan dhe u torturuan nga policia vendase. Në gusht, një grup prej 150 të krishterësh saharianë u thirrën në pyetje sepse kishin organizuar mbledhje në kishën e tyre (këto mbledhje nuk janë të lejuara veçse për disa kisha katolike dhe protestante)
Sipas kushtetutës vendase, feja islamike është feja zyrtare në Mauritani. Qeveria kufizon lirinë fetare duke ndaluar shtypjen dhe shpërndarjen e literaturës jomyslymane dhe ungjillizimin e myslymanëve.
9 - Laos
Nuk ka patur përmirsim të lirisë fetarë përgjatë vitit 2009. Në vitin 2009, dy të krishterë u vranë, dy u burgosën, ndërsa 21 të tjerë u arrestuan dhe u mbajtën në burg pa gjykim. Të tjerë u ngacmuan dhe disa kisha u shkatërruan ose u dëmtuan.
Të gjithë të krishterët u quajtën agjentë të shërbimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që donin të vendosnin një qeveri demokratike në Laos dhe për këtë arsye, mbikqyren rreptësisht nga autoritetet e Laosit. Aktivitetet e kishës janë shumë të kontrolluara. Ata që janë kthyer në besim dhe që kanë hequr dorë nga praktikat okulte dhe adhurimet e shpirtrave duhet të përballen me presione gjithnjë e më të forta.
10 - Uzbekistan
Liria fetare është shkelur gjatë vitit 2009. Shumë të krishterë janë arrestuar dhe u është dashur të paguajnë gjoba. Shumë përgjegjës të krishterë janë marrë në pyetje ose janë ngacmuar fizikisht ose moralisht.
Opinioni kombëtar është bërë gjithnjë e më shumë “Antiprotestant” kjo për arsye të një fushate mediatike e cila i prezantoi komunitetet e krishtera të ardhura nga lëvizja protestante ungjillore, si sekte.
Të krishterët e Uzbekistanit nuk kanë të drejtë të këndojnë dhe të predikojnë në gjuhën e tyre. Ndër të tjera, ata ndeshen me shumë pengesa për të hapur një kishë të re zyrtarisht. Ndërkaq, pa këtë regjistrim, mbledhjet e tyre mbeten të paligjshme.
Tė gjitha tė drejtat e rezervuara pėr Dyer tė Hapura