Toplutje

Lajmet e fundit nga Kisha e pėrndjekur

2009-09-09

Iran - Hamid Pourmand, mirėnjohės ndaj Zotit

Dy vjet pas lirimit tė tij, pastori Hamid Pourmand-i ka gjetur punė si llogaritar me kohė tė pjesshme. Si gjithnjė i ndalohet tė shkojė nė kishė dhe askush nuk ėshtė i autorizuar ta takojė. Ai nuk mund tė largohet nga qyteti, dhe as nga vendi i tij sepse ja kanė marrė pasaportėn. Familja e tij mbikqyret vazhdimisht dhe presioni ėshtė i vazhdueshėm, por Hamid-i dhe gruaja e tij Arlett-a ndihen shumė mė afėr Perėndisė.

Ata e shohin Atė tė punojė nė tė gjitha fushat e jetės sė tyre. E megjithatė, vėshtirėsitė vazhdojnė. Fillimisht vėshtirėsi financiare, sepse familja ka humbur ēdo gjė me vlerė dhe tė ardhurat gjatė qėndrimit tė Hamid-it nė burg. Dhe mė pas vėshtirėsi psikologjike: Hamid-i ka pėsuar tortura pėrgjatė 22 muajve tė shkuar dhe nuk arrin dot as tė flasė, as vetė bashkėshortes sė tij. Duke ditur se shumė vėllezėr dhe motra nė gjithė botėn luten pėr ta, kjo i ndihmon ata tė vazhdojnė. Dy fėmijėt e tyre, Emanuel-i dhe David-i, qė po ja dalin mbanė nė studimet e tyre, janė gjithashtu njė burim gėzimi.

Hamid Pourmand u arrestua nė 9 shtator tė 2004-ės dhe u akuzua pėr tradhti, apostazi dhe prozelitizėm dhe pastaj mė nė fund u fal nė 2005-ėn dhe i lirua nė 2006-ėn. Pavarsisht nga ajo qė kanė jetuar dhe qė ende po pėsojnė, Hamid-i dhe Arlett-a kanė zgjedhur tė ruajnė njė zemėr mirėnjohėse ndaj Perėndisė, « Ai na ka treguar besnikėrinė e tij nė ēdo rrethanė » thonė ata.

  • Le tė falenderojmė Perėndinė pėr besnikėrinė e tij ndaj Hamid-it dhe familjes sė tij.

  • Le tė lutemi pėr shėrimin e Hamid-it, si pasojė e torturave qė pėsoi nė burg.

  • Le tė lutemi qė Perėndia tė lartėsohet nė situatėn e tyre.



Regjistrohu

Ēregjistrohu

Arkiva

Pėr mė shumė