Tė akuzuar pėr ofendim ndaj identitetit kombėtar duke ofruar kurse tė shkollės biblike me korrespondencė, tė dy tė krishterėt turq sapo shpallen tė pafajshėm.
Pas katėr vjet procesi qė dukej i pafund, mė nė fund ėshtė dhėnė verdikti. Mė 14 tetor, gjykata e Silivrisė, njė qytet i vendosur rreth 70 kilometra nė lindje tė Stambollit, liroi Turan Topal-in dhe Hakan Tastan-in nga akuzat e rėnda hedhur kundėr tyre : ofendim ndaj identitetit turk. Dy tė krishterėt janė qetėsuar, por e dinė se beteja nuk ka pėrfunduar akoma sepse ata mundėn tė shmangin burgun, por janė tė dėnuar gjithashtu edhe me 2300 euro gjobė pėr mbledhje tė paligjshme tė tė dhėnave. Ata vendosėn tė apelojnė, sepse sipas « kushtetutės turke, ėshtė e ndaluar tė jesh i krishterė, tė ungjillizosh ose tė mbledhėsh emrat e personave tė interesuar ndaj krishtėrimit » ka rikujtuar avokati.
Duket se gjėrat po pėrparojnė njėsoj edhe nė njė proces tjetėr, ai qė mbahet aktualisht nė Malatya ku gjykohen vrasėsit e Necati Aydin-it, Ugur Yuksel-it dhe Tielmann Geske-s. Dy dėshmitarė kyē u morėn nė pyetje, duke e lidhur procesin e vrasjes treshe me njė konspiracion tė njohur me emrin Ergenekon qė synonte tė destabilizonte partinė nė pushtet duke sulmuar kryesisht komunitetin e vogėl tė krishterė. Seanca tjetėr e dėgjimit do tė jetė mė 3 dhjetor.
*Neni 301 i Kodit penal turk saktėson se ēdo qytetar turk qė ofendon Shtetin turk ose kombin turk nė identitetin e tij mund tė dėnohet me burgim nga gjashtė muaj deri nė tre vjet.
