Pas referendumit, Sudani Jugor, animist dhe i krishterė, bėhet njė shtet i pavarur. Sudani Verior, po planifikon tė vendosė sheriatin mbi tė gjithė banorėt.
Jemi me tė vėrtetė mirėnjohės tė shohim atė qė Perėndia ėshtė duke pėrgatitur nė vendin tonė. Ėshtė njė privilegj i madh tė asistojmė nė kėtė moment historik. Faleminderit gjithė tė krishterėve nė mbarė botėn pėr lutjet e tyre dhe faleminderit Zotit qė i pėrmbushi ato.
Banorėt e Sudanit jugor dhe veēanėrisht tė krishterėt ndihen tė qetėsuar. 98,6% e Sudanit Jugor, votoi pėr pavarsi. Presidenti Omar El Beshir (Omar El-Béchir) mori si angazhim tė njihte rezultatin e votės dhe komuniteti ndėrkombėtar e pėrshėndeti kėtė proces pėr transparencėn dhe besueshmėrinė tij. Sudani Jugor do tė bėhet shteti i 54 i Afrikės kryeqyteti i sė cilės do tė jetė Juba. Ndarja do tė kryhet nė korrik tė 2011-ės.
Gjatė viteve tė luftės civile mes Veriut (myslyman) dhe Jugut, kishat kanė punuar shumė nė favor tė paqes. Sot, ato duhet tė ripėrcaktojnė veprimin e tyre veēanėrisht ndaj Sudanit Verior qė shpreson tė vendosė Sheriatin pėr tė gjithė banorėt. Mė 19 dhjetor, presidenti sudan ka shpallur : Nėse Jugu shkėputet, ne, pjesa e Veriut do tė ndryshojmė kushtetutėn. Atėherė nuk do tė bėhet mė fjalė pėr ndryshim fetar, kulturor apo etnik. Kushtetuta e re do tė jetė e bazuar mbi sheriatin (ligjin islamik) dhe arabishtja do tė jetė e vetmja gjuhė zyrtare. Ndėrkohė, nė Sudanin Verior jetojnė tė krishterė. Shumė kanė imigruar nė Jug dhe jetojnė rreth Kartumit.