Tė hėnėn mė 10 tetor, nė katedralen kopte tė Kairos, mijėra njerėz morėn pjesė nė funeralin e manifestuesve tė vrarė gjatė pėrleshjeve tė njė nate mė parė.
Si pėrgjigje ndaj dramės qė preku komunitetin kopt, Kisha Ortodokse Kopte e Egjiptit bėri thirrje pėr 3 ditė zie gjithashtu pėr 3 ditė agjėrim dhe lutje pėr tė kėrkuar ndėrhyrjen e Perėndisė nė vend.
Vitet e fundit, koptėt kanė qenė shenjestėr e vazhdueshme nė Egjipt, por sulmi i sė dielės ėshtė njė nga mė tė tmerrshmit me tė cilėt ėshtė pėrballur ky komunitet. « Sot, mund tė imagjinojmė edhe se ēfarė na rezervon e ardhmja » shkruan Samia Sidhom-i, redaktore e tė pėrjavshmes kopte Al Watani.
Tė gjithė tė krishterėt egjiptianė, tė denominacioneve tė ndryshme, janė tė shqetėsuar. Nė 7 muaj, tre kisha janė djegur nga islamikėt pa ndėrhyrjen e asnjė autoriteti. Koptėt kishin organizuar njė manifestim nė rrugėt e Kajros pėr tė protestuar mbi tė gjitha kundėr djegjes sė njė kishe nė qytetin e Asuanit, nė jug tė vendit nė 30 Shtator. Manifestim ky, qė u shtyp nga ushtria egjiptiane tė dielėn nė 9 tetor. Numėrohen 25 tė vdekur dhe mė shumė se 300 tė plagosur. Fillimisht viktima tė goditjeve me gurė, dhe mė pas manifestuesit u gjendėn nė pėrleshje me forcat e rendit. Ushtria filloi ti godiste para se tė shpėrndante turmėn me mjete kundėr trazirave.
Kėto manifestime filluan disa javė pėrpara zgjedhjeve legjislative qė do tė zhvillohen mė 28 nėntor qė prej rėnies sė Z. Moubarak.Foto : Manifestim Kopt nė Kajro (qershor 2011)
