Toplutje

Lajmet e fundit nga Kisha e pėrndjekur

2012-01-26

Nigeria - Tė krishterėt vigjilentė mė shumė se kurrė

Pėrballė shtimit tė sulmeve vrasėse tė Boko Haramit, tė krishterėt janė mė shumė vigjilentė se asnjėherė tjetėr. Pavarsisht nga kaosi, Dyer tė Hapura pėrpiqet tė ndihmojė mė mirė viktimat

Kohėt e fundit ka qarkulluar njė lajm qė lajmėron pėr sulme tė reja nė tė ardhmen. Pėrgjegjėsit e krishterė tė Veriut tė Nigerisė reaguan menjėherė duke u kėrkuar pjestarėve tė kishės tė luteshin pa pushim pėr situatėn. Pavarsisht nga deklaratat vetėsiguruese tė qeverisė e cila premton tė mbrojė tė krishterėt dhe tė marrė masa kundėr islamikėve, tė krishterėt ndihen gjithnjė e mė shumė nė rrezik.

Nė kėtė ambient frike dhe rreziku tė pėrditshėm Dyer tė Hapura pėrpiqet tė ndihmojė mė mirė tė krishterėt nigerianė. Edhe pse nė kaos, pėrparėsi mbetet pėrcaktimi se cilėt tė krishterė kanė mė shumė nevojė pėr ndihmė dhe si tė arrijmė deri tek ata.

Nė fund tė vitit 2011, pjestarė tė Dyer tė Hapura ishin duke drejtuar njė seminar nė Majduguri nė shtetin e Bornos, nė veri tė Nigerisė, kur qyteti u godit brenda ditės nga 3 atentate. Dy pjestarė tė seminarit, njėri prej tė cilėve ishte pastor, vdiqėn tė vrarė nga plumbat. Pjestarėt e tjerė, edhe pse tė shokuar, vendosėn qė ta zhvillonin seminarin ashtu siē kishin parashikuar. Ekipi pohon se qė nga fillimi i kėtij viti, janė vrarė mė shumė se 50 tė krishterė nga sulmet vrasėse tė pandėrprera tė islamikėve tė Boko Haramit.

Qė nga nėntori i vitit 2011 shumė kisha kanė qenė nė shėnjestėr tė atentateve dhe tė krishterėt vazhdimisht kanė qenė njė shėnjestėr, nė njė vend, ku nė 2011 sipas Shkallės Botėrore tė Pėrndjekjeve 2012 tė hartuar nga Dyer tė Hapura, numėrohet numri mė i madh i martirėve.

Foto : Trupi i tre tė krishterėve, tė vrarė nė 23 dhjetor tė vitit 2011 nė Kaduna tė Nigerisė

  • Le tė falenderojmė Perėndinė pėr kurajon e pėrgjegjėsve tė krishterė qė nuk heqin dorė nga vendi i tyre

  • Le tė lutemi pėr familjet e viktimave nga atentatet, qė Perėndia t’i ngushėllojė dhe t’ju japė forcė tė shlodhen

  • Le tė lutemi pėr anėtarėt e Dyer tė Hapura, pėr urtėsi dhe mbrojtje hyjnore.



Regjistrohu

Ēregjistrohu

Arkiva

Pėr mė shumė