Toplutje

Lajmet e fundit nga Kisha e pėrndjekur

2012-03-29

Sudan - Spastrimi etnik shėnjestron edhe tė krishterėt

Nė 25 shkurt 2012, pesė anėtarėt e tė njėjtės familje tė cilėt frekuentonin Kishėn episkopale tė Sudanit nė Umsirdipa u vranė gjatė njė sulmi ajror.

Ndėrsa nė tokė ushtarėt kontrollojnė tė gjitha shtėpitė nė kėrkim tė krishterėve duke kontrolluar gjithashtu edhe kishat. Nė qytetin kryesor tė Kordofanit, Kadugli, janė shkatėrruar tė paktėn katėr kisha dhe janė vrarė mė shumė se njėzet tė krishterė nga qershori i vitit 2011 deri nė mars tė vitit 2012.Ndėrkohė, gjatė njė vizite nė shkurt, njė pastor i krahinės na tha : « Ata mund tė djegin ndėrtesat tona, por ata nuk mund tė djegin Kishėn nė zemrat tona. » Shumė besimtarė aty na kanė thėnė se kėto sprova i kanė afruar mė shumė te Perėndia. Ndėr tė tjera, kur shkatėrrohet njė ndėrtesė, kisha vazhdon tė mblidhet nėn hijen e pemėve.

« Pėrveē spastrimit etnik dhe problemeve politike tė lidhura me kėtė luftė, Sudani Verior i quan tė krishterėt e Malit tė Nubės si tradhtarė qė kanė nevojė tė islamizohen nga xhihadi(lufta e shenjtė) » shpjegon njė punonjės OJF- je i cili parapėlqen tė mbetet anonim. Duke i dhėnė njė ngjyrim fetar kėsaj lufte, qeveria sudaneze pėrpiqet tė sigurojė mbėshtetjen e kombeve tė tjera islamike.

Kordofani Jugor i pasur me naftė, gjendet nė Sudan (Sudani i vjetėr Verior), nė kufi me Sudanin Jugor. Banorėt e tij kishin ndihmuar haptazi rebelėt sudanė kundėr qeverisė sė Kartumit gjatė luftės sė dytė civile qė kishte vėnė veriun dhe jugun kundėr njėri tjetrit, qė nga viti 1983 deri nė vitin 2005. Ushtarėt sudanezė po bėjnė njė spastrim tė vėrtetė etnik tė popullsisė nė Nuba. Mes viktimave gjenden myslymanė dhe tė krishterė, por prej disa kohėsh, tė krishterėt janė vėnė nė shėnjestėr.

  • Le tė falenderojmė Perėndinė pėr fėmijėt e Tij nė Kordofanin Jugor

  • Le tė lutemi pėr pjesmarrėsit e katėr kishave tė shkatėrruara dhe pėr tė afėrmit e 20 tė krishterėve tė vrarė

  • Le tė lutemi pėr tė krishterėt e Kordofanit Jugor qė tė vazhdojnė tė jenė kėmbėngulės dhe tė ndihen tė mbėshtetur.



Regjistrohu

Ēregjistrohu

Arkiva

Pėr mė shumė