Toplutje

Lajmet e fundit nga Kisha e pėrndjekur

2010-03-04

Nigeri - Me qindra vejusha

Ėshtė viti i 100-tė qė e festojmė. 8-tė marsin e ardhshėm do tė zhvillohet dita ndėrkombėtare e gruas. Nė shumė vende ku pėrndjekja ndaj tė krishterėve ėshtė e rėndė, kjo festė ėshtė shumė e rėndėsishme. E megjithatė shumė shpesh tė krishterat keqtrajtohen…

18-tė janarin e sapokaluar, Helena pa qė jeta e saj po tronditej. Ndėrsa pėrgatiste darkėn pėr familjen e saj nė Jos, tė Nigerisė, ajo dėgjoi njė turmė tek afrohej, duke thirrur thėnie islamike. Pastaj ēdo gjė ndodhi shumė shpejt, ekstremistėt hapėn derėn e shtėpisė sė saj pėr t’i vėnė flakėn. Njė fqinj arriti tė nxirrte gratė para se shtėpia tė digjej, por Samueli, burri i Helenės, dhe tre djemtė e tyre, vdiqėn nė zjarr. Qėprej asaj kohe Helena duhet tė mėsohet tė jetojė vetėm si burimi i vetėm material pėr 7 vajzat e saj. E megjithatė, ato nuk e kanė humbur besimin dhe mbėshteten te Perėndia nė kėto momente tė tmerrshme.

Qyteti i Jos-it vendosur midis Veriut myslyman dhe Jugut tė Krishterė ėshtė djegur shumė herė, gjatė kėtij dhjetėvjeēari. Kėto luftime kanė lėnė pas me qindra vejusha. Kriza e fundit ndodhi nė janar tė 2010-ės, ku myslymanė ekstremistė sulmuan tė krishterėt, duke djegur shtėpitė dhe kishat e tyre.

Tė krishterat nė botė pėrballen me sfida tė veēanta. Disa pėrēmohen nga familjet e tyre, tė akuzuara se sjellin turp dhe ēnderim ndaj emrit tė tyre kur ndryshojnė besimin. Shpeshherė, humbasin pėrkujdesjen ndaj fėmijėve tė tyre, dhe nė disa raste, dhunohen si ndėshkim pėr besimin e tyre…apo atė tė bashkėshortit! Kur bashkėshortėt vriten ose burgosen, tė krishterat duhet tė kujdesen nga dita nė ditė pėr nevojat e gjithė familjes dhe tė mėsojnė tė jetojnė pa ta nė kultura ku tė krishterėt pėrēmohen.

Ndėrsa e gjithė bota feston pėr gruan, le tė lavdėrojmė Perėndinė pėr kurajon dhe besimin e motrave tona tė pėrndjekura.

  • Le tė falenderojmė Perėndinė pėr dėshminė e gjithė tė krishterave tė pėrndjekura nė botė qė pėrballen me situata tė tmerrshme por qė vazhdojnė tė mbėshteten te Perėndia.

  • Le tė lutemi qė Helena dhe vajzat e saj si dhe vejushat e tjera tė Nigerisė tė gjejnė ndihmė dhe tė ngushėllohen.

  • Le tė lutemi qė tė krishterat, edhe pse tė pėrndjekura, tė kenė njė ndikim pozitiv nė shoqėrinė ku jetojnė.



Regjistrohu

Ēregjistrohu

Arkiva

Pėr mė shumė