Vizioni:


Forcimi dhe pajimi i kishës – trupit të Krishtit – që jeton në diskriminim ose përballet me përndjekjen për shkak të besimit në Jezus Krishtin, dhe inkurajimi që sjell angazhim për të shpallur nëpër botë lajmin e mirë…
  1. Kjo bëhet e mundur duke shpërndarë Bibla dhe çdo lloj literature dhe materiale ndërtues në besim, duke formuar përgjegjësit e saj, nëpërmjet zhvillimit socio-ekonomik dhe nëpërmjet lutjes si ndërmjetësim…
  2. Duke e përgatitur Kishën që jeton në zona të kërcënuara ose të paqëndrueshme për t’i bërë ballë përndjekjes dhe vuajtjeve
  3. Duke e informuar Kishën e lirë me qëllim që ajo të kuptojë identitetin e përbashkët me të krishterët e kërcënuar dhe të përndjekur, që ajo të përfshihet në mënyrë aktive në mbështetjen e tyre…

Veprojmë kështu sepse besojmë se kur një pjestar i kishës vuan të gjithë pjestarë vuajnë bashkë me të (1Kor 12 :26)Besojmë se dyert janë plotësisht të hapura dhe që Zoti i ka dhënë gjithë autoritetin Kishës për të shkuar nëpër botë dhe për të pëhapur lajmin e mirë të Ungjillit.

Vizioni i « Dyer të Hapura », ka si qëllim që çdo I krishterë I persekutuar për shkak të besimit të tij mos të lihet në harresë por përkundrazi të mbështetet nga të krishterët e tjerë në botë.
Duam të ndihmojmë kishat që vuajnë në situata të vështira dhe t’u lejojmë të krishterëve të jenë dëshmitarë të gjallë, drita dhe kripa e botës, pikërisht aty ku Perëndia i ka vendosur.

Për më shumë informacion kliko në faqen : http://www.opendoorsuk.org/

Copyright © Topkrisitian. All rights reserved